Mbappe bëhet pengesë, Kolo Muani qëndron te Frankfurt-i
Randal Kolo Muani do të luaj përsëri në Bundesliga te Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi ishte objektivi kryesor i Paris Saint-Germain, por kampionët e Francës nuk ia dolën që të bindnin drejtuesit e Frankfurt, me këta të fundit që kërkuan plot 100 milionë euro dhe në asnjë moment nuk ulën pretendimet e tyre.
PSG ofroi edhe dy lojtarë, Pembele dhe Ekitike, por “Shqiponjat” nuk pranuan dhe sulmuesi do të qëndrojë përsëri në Gjermani, pasi tashmë edhe afati i transferimeve është mbyllur zyrtarisht.
Francezi kërkoi me ngulm transferimin drejt Parisit, madje doli hapur në mediet gjermane, por tani i duhet të presë ende për të veshur fanellën e PSG-së.
Sipas medieve franceze, parizienët u fokusuan totalisht te Mbappe, ndërsa morën konfirmimin nga Kylian, ata e ulën përqendrimin në aksin Paris-Frankfurt, ndaj ky operacion dështoi, por nuk përjashtohet mundësia që Kolo Muani të jetë përsëri kryefjalë duke nisur nga merkato e dimrit.