Mbappe, 9-sh i frikshëm për çdo mbrojtje

Mbappe, 9-sh i frikshëm për çdo mbrojtje

Kylian Mbappe, transferimi i verës së kaluar të Real Madridi, po kalon një moment fantastik në kryeqytetin spanjoll.

Pas disa javësh, sulmuesi francez është bërë një pikë kyçe në ekipin e Carlo Ancelottit. Me 24 gola në 36 ndeshje, ai po dëshmon formën e tij të shkëlqyer.

Një lider në sulm

Me Vinicius që përballet me kritika, Rodrygo që kërkon më shumë vazhdimësi dhe Jude Bellingham me një ndikim më të vogël se sezonin e kaluar, Mbappe është konsoliduar si referenca kryesore sulmuese për madrilenët. Problemet me besimin, formën fizike dhe pozicionin në fushë duket tashmë i takojnë të kaluarës.

Një ‘9-sh’ i vërtetë

Sipas burimeve të “Relevo”, çështja e pozicionit të tij në fushë nuk është më temë diskutimi. Edhe pse historikisht ka preferuar krahun e majtë – tashmë i zënë nga Vinicius – Mbappe ka pranuar dhe është përshtatur shkëlqyeshëm me rolin e sulmuesit të qendrës.

Duket se zgjedhja e tij po jep rezultate të shkëlqyera. 11 gola në 10 ndeshjet e fundit, duke e kthyer atë në një ‘9’ të frikshëm për çdo mbrojtje. Real Madrid tashmë ka një lider të qartë në vijën e parë të sulmit.

Share This