Mbahet sot në Bruksel raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

Mbahet sot në Bruksel raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

Do të mbahet këtë të martë (17 dhjetor) raundi i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kryenegociatori i Kosovës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen në Bruksel për të vijuar diskutimet për gjetjen e një rruge për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në takim, ashtu sikurse ka bërë me dije më herët zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hiper, do të diskutohen një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Së fundi, i pyetur se çfarë pret nga vazhdimi i dialogut, Petkoviq tha se nuk varet absolutisht nga Beogradi dhe se delegacioni serb çdo herë shkon i përgatitur për bisedime për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe për të ruajtur popullin serb në Kosovë , kryesisht përmes formimit të Bashkësisë së Komunës Serbe.

Share This