Mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit, të pranishëm krerët e shtetit dhe Kryeministri Kurti

Mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit, të pranishëm krerët e shtetit dhe Kryeministri Kurti

Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptarë në kuadër të 112-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni të mbajtur në “Sheshin e Flamurit”, kanë qenë krerët e shtetit shqiptar, Presidenti Bajram Begaj, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.

Personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.

Sot Shqipëria dhe mbarë diaspora feston festën e 28 Nëntorit. Të shumta kanë qenë gjithashtu urimet nga politika shqiptare, ajo e Kosovës, Bashkimi Euroipian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo festë shenjon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, njihet si Dita e Flamurit. /rtsh/

Share This