Mbahet dëgjimi buxhetor për KAB në Deçan

Mbahet dëgjimi buxhetor për KAB në Deçan

Sot (e enjte) është mbajtur dëgjimi buxhetor për KAB, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, drejtoresha për buxhet dhe financa Dafina Cacaj, kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përfaqësues të tjerë të administratës komunale.

Qytetarët kishin mundësi të paraqesin kërkesat, propozimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit për vitin 2026.

Drejtoresha Cacaj prezantoi prioritetet kryesore të Komunës, ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në këtë proces.

“Sot në Deçan u mbajt dëgjimi buxhetor për (KAB)

Në kuadër të procesit të hartimit dhe diskutimit të buxhetit komunal, u mbajtën dëgjimet buxhetore me qytetarët e Komunës së Deçanit, këshillat e fshatrave, si dhe përfaqësues të sektorëve të Arsimit, Shëndetësisë etj. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përfaqësues të tjerë të administratës komunale.

Gjatë dëgjimit, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, propozimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit për vitin 2026. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi prioritetet kryesore të Komunës dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në këtë proces.

Qëllimi i këtyre dëgjimeve është të sigurohet transparencë dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, duke u mbështetur në nevojat reale të komunitetit”, njoftoi ndër të tjera komuna e Deçanit.

Share This