Mazzarri i del në krah Osimhen: Po gabon prej nervozizmit

Mazzarri i del në krah Osimhen: Po gabon prej nervozizmit

Napoli është në një moment delikat të sezonit me të kaltrit që kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Kampionët në fuqi të Italisë janë shkëputur nga kryesuesit dhe këtë sezon duket se do të luftojnë vetëm për të siguruar një vend në Champions League.

Kritikat kanë vërshuar në masë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Walter Mazzarri teksa nuk shpëton as sulmuesi Victor Osimhen. Megjithatë, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Monzën, Mazzarri e mbrojti nigerianin duke theksuar se ai po gabon prej nervozizmit.

“Të gjithë e prisnin që Osimhen të shndërrohej në një lider, por është moment i vështirë. Prej kur është rikthyer nga dëmtimi është kritikuar edhe pse shumë pak topa kanë shkuar në zonën e tij. Ndoshta tani i peshon pak edhe përgjegjësia duke qenë se në sezonin e kaluar shkëlqeu, ka më shumë presion mbi shpatulla.

Po gabon prej nervozizmit. Unë e fal, por kjo jo sepse jam i mirë, por sepse ai duhet mbrojtur”, përfundoi Mazzarri.

Share This