Martinoviq vrau të paktën 10 persona në katër lokacione; Shqepanoviq: I rrezikshëm, i pamëshirshëm, brutal…
I dyshuari për vrasje të shumta në Cetinje, Aco Martinoviq, vrau të paktën dhjetë persona në katër lokacione.
Kështu ka bërë të ditur sonte drejtori i Administratës së Policisë së Malit të Zi, Llazar Shqepanoviq.
Ai ka thënë se Martinoviq më herët ka qenë duke pirë në kafenenë “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.
Shqepanoviq tha se Martinoviqi kishte pirë në atë objekt gjatë gjithë ditës, pas së cilës ai shkoi në shtëpi dhe e mori armën.
“Ky është një person i rrezikshëm, i pamëshirshëm, brutal…”, tha ai.
Ai shtoi se sipas të dhënave zyrtare, Martinoviq nuk posedon armë.
Ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq tha se “hapësira e mbyllur” në të cilën ndodhet Martinoviq është e rrezikshme sepse ai është i armatosur, raporton ballkani.info.