Martinez i ngazëllyer me kualifikimin e Interit
Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se është shumë i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra “Nerazurre” mbrëmë mundi në udhëtim Sazlburgun (0-1), duke siguruar kalimin në rrethin tjetër të garës më të madhe evropiane në nivel klubesh.
Sulmuesi argjentinas, i cili shënoi golin e fitores nga penalltia për skuadrën e tij, thotë se ndihet i lumtur që tashmë Interi është në rrethin tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.
Ai zbulon se futbollistët e skuadrës së tij, stërvitën shumë për goditjet nga pika e bardhë.
“Jam shumë i lumtur për kualifikimin. Ne stërvitemi shumë për goditjen e penalltive”, ka thënë Martinez.