Marrëveshja për fabrikën e municioneve, Maqedonci: Hap që rrit sigurinë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” për fabrikën e municioneve.
Në bazë të kësaj marrëveshje, të cilën e ka nënshkruar sot kryeministri Albin Kurti, MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve, e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
“Edhe një hap i radhës, në rrugën tonë që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes. Për mbrojtjen e Kosovës dhe sigurinë e saj. Hap që rrit sigurinë tonë e kontribuon edhe në paqen rajonale e më gjerë! Vazhdojmë me punë të mbara!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.