Marquinhos: Bëmë lojë shumë të hapur, Barça na ndëshkoi
Pas humbjes ndaj Barçës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2-3), kapiteni i PSG-së, Marquinhos theksoi vështirësitë në menaxhimin e vijës së fundit dhe mbulimin e sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.
“Kishim vështirësi kundër një ekipi të nivelit shumë të lartë. Askush nuk priste një ndeshje të lehtë. Bëmë lojë shumë të hapur, kishim vështirësi, u përpoqëm të bënim presion shumë lart, e të qëndronim individualisht prapa. Ata kërkuan Lewandowskin për të thyer linjat dhe kështu na vunë në vështirësi. Me një pasim të lehtë ata arritën të thyejnë një linjë të tërë presioni. Patëm momente të mira në pjesën e dytë, por detajet e bëjnë diferencën, si ky goli nga këndi (goli i Christensen). Tani nuk kemi zgjidhje, do të duhet të kërkojmë fitoren në ndeshjen e kthimit”, ka theksuar Marquinhos.