Marku-Kongo, triumfon ky boksierë
Boksieri shqiptar Florian Marku ka sfiduar mbrëmjen e sotme në “O2 Arena” të Londrës britanikun Kris Kongo.
Ndeshja ishte e luftuar dhe zgjati 10 raunde, por pas vendimit unanim të gjyqtarëve ishte Kongo, ai që u shpall me pikë (96-94, 96-93, 98-92) fituesi i takimit.
Kjo ishte humbja e parë në karrierë për boksierin shqiptar, Florjan Marku (deri më sot kishte 13 fitore dhe në barazim).