Mark Rutte viziton nesër Kosovën

Mark Rutte viziton nesër Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do të vizitojë Kosovën, së bashku me zëvendësen e tij, Radmila Shekerinska, dhe ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefi i NATO-s do të zhvillojë takime me liderët më të lartë të vendit, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po ashtu, ai do të takojë përfaqësuesit e trupave ndërkombëtare në Kosovë. Ndërkohë sot Rutte qëndron për vizitë në Sarajevë. Vizita e Ruttes vjen në një kohë të ndjeshme për rajonin, vetëm disa ditë pasi ai deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e NATO-s dhe aleatëve të saj.

Kjo vizitë do të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin e NATO-s ndaj sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon.

Share This