Mario Mitaj: Kam lindur në Greqi, por emocionohem sa herë shoh flamurin kuqezi, e dua Shqipërinë
Mario Mitaj ishte një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi.
Mitaj është kthyer në një pikë kyçe jo vetëm për Shqipërinë e Sylvinhos, por edhe për Lokomotivën e Moskës në Rusi. Teksa pikërisht në një media ruse, ka folur së fundmi futbollisti shqiptar. Mbrojtësi kuqezi flet për transferimin e tij nga AEK në Greqi te Lokomotiva në Rusi.
Gjithashtu ai shpreh dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë, teksa shpjegon se nuk është grek edhe pse ka lindur në shtetin helen, duke theksuar se ndihet krenar sa herë sheh flamurin kuqezi.
“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.
Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Europë”.