
Marcus Rashford i bashkohet Aston Villës
Marcus Rashford është transferuar në formë huazimi te Aston Villa nga Manchester United.
Sulmuesi i kombëtares së Anglisë, i grumbulluar 60 herë me ‘Tre Luanët’, i bashkohet Aston Villës në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Aston Villa ka konfirmuar transferimin e sulmuesit anglez.
Rashford ka shënuar 138 gola në mbi 400 paraqitje tek ‘Djajtë e Kuq’ duke fituar Europa League, dy FA Cup dhe dy League Cup.
Aston Villa e transferoi Rashford-i pasi shiti sulmuesin kolumbian Jhon Duran te klubi i Saudi Pro League, Al Nassr.