Listës së përpiluar nga Jose Mourinho me lojtarët, të cilët do të jenë sot të pranishëm në “San Siro” për të sfiduar Milanin, i mungon Marash Kumbulla.
Mbrojtësi shqiptar, i cili kaloi një kalvarë të gjatë dëmtimesh, ka munguar muaj të tërë për shkak të dëmtimit të pësuar në gju pikërisht në një ndeshje përballë Milanit.
Ai u grumbullua për herë të parë me ekipin e parë vetëm mesjavën e kaluar për derbin, të vlefshëm për Kupën e Italisë.
Ditën e djeshme Kumbulla është stërvitur me grupin, por në mbrëmje Mourinho ka vendosur që të mos e ftojë për transfertën e Milanit.
Mësohet se 24-vjeçari ka një mbingarkesë në muskujt e kofshës dhe stafi i mjekëve të Romës ka vendosur për ta lënë pushim pasi kërkon të evitojë të tjera telashe me lojtarin.
Përveç Kumbullës, Romës i mungojnë edhe Dybala e Sanchezi.