
Manxhuka opozitës: Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim me Kurtin
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, u është drejtuar përfaqësuesve të opozitës që po qëndrojnë para objektit të Qeverisë, duke u thënë se kryeministri Albin Kurti ndodhet brenda në zyrën e tij.
Manxhuka u ka bërë thirrje përfaqësuesve opozitarë që të marrin me vete kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, dhe të hyjnë në takim me kryeministrin.
“Merreni kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe ejani në takim”, u ka thënë Manxhuka përfaqësuesve të opozitës, raporton rtk.
Ai ka theksuar se Kurti ndodhet në zyrën e tij dhe është i gatshëm për takim me liderët opozitarë.
Thirrja vjen në kohën kur partitë opozitare po kërkojnë zgjidhje për situatën politike dhe konstituimin e institucioneve të reja.

