“Manita” me aromë portugeze, Barça dërrmon Betisin
Barcelona nuk u përmbajt aspak përballë Real Betis, kundërshtar ndaj të cilit fitoi 5-0.
Joao Felix ishte ai që hapi serinë e golave të kampionëve të Spanjës në minutën e 25’.
Sulmuesi portugez realizoi të parin personal me katalanasit, teksa Robert Leëandoëski dyfishoi në minutën e 32’.
Kaq për pjesën e parë, por Barça nuk u ndal as në të dytën. Ferran Torres shënoi golin e tretë për skuadrën e tij pas një ore lojë.
Teksa ishte Raphinha që festoi më pas. Ndërsa “manita” u kompletua nga Joao Cancelo. I pari gol me fanellën blaugrana edhe për portugezin.
Barcelona ngjitet për momentin në krye të La Ligas. Me një pikë dhe një takim më shumë se Reali i Madridit, shkruan SS.
“Los Blancos” zbresin në fushë të dielën (21:00) kundër Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.