Mancini: Lamtumira nga Italia, informacione të rreme dhe të manipuluara
“Informacionet e rreme dhe manipulimet kanë ekzistuar gjithmonë”.
Kështu i ka përshëndetur tifozët Roberto Mancini, ish-trajneri i Kombëtares, në një postim të gjatë në Instagram, duke i falënderuar ata “për mbështetjen e madhe dhe miqësinë e vërtetë që më kanë treguar gjithmonë dhe veçanërisht në këto ditë dhe orët e fundit plot tension”. Edhe një herë Mancini u përpoq të shpjegonte sërish arsyen e largimit nga kombëtarja italiane për të shkuar në drejtimin e Arabisë Saudite.
“Në jetën time, futbolli ka qenë gjithmonë gjithçka për mua, që kur isha pak më shumë se fëmijë, në fushat e pista, gjithmonë dhe vetëm duke sfiduar një top. Dhe në këtë jetë – shton ai – gjithmonë kam lidhur fjalë themelore si sakrifica, puna, merita dhe besimi. Po, besimi. Sepse marrja e besimit të plotë, me pasojë autonominë, ka qenë gjithmonë kriteri im i parë i zgjedhjes si në marrëdhëniet njerëzore ashtu edhe në ato profesionale. Sepse aty ku nuk ka besim, nuk ka futboll, fitore dhe të ardhme”, shkruan sërish Mancini.