“Mançini i Arabisë”, nis epoka e re
Ka braktisur vendin e tij të lindjes, me të cilën u shpall kampion i Evropës dhe ka zgjedhur të pranojë ofertën e Arabisë Saudite për t’u për t’u bërë trajneri i përfaqësueses së vendit të Lindjes së Mesme.
Dhe e përditshmja e njohur sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, e ka cilësuar ish-trajnerin e saj tashmë si Mancinin e Arabisë, duke bërë paralelizëm me Lorencin e famshëm të fillimshekullit të shkuar.
Ndërkaq, vetë Federata e Futbollit të Arabisë Saudite e ka prezantuar trajneri e ri me një vide interesante, që ndërthurte suksesin e tij në Euro 2020-ën me Italinë, me muzikën italiane, por edhe me ngjyrat jeshile të fanellës së përfaqësueses së re që ai do të drejtojë në Lindjen e Mesme
Roberto Mançini ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Arabinë Saudite, nga e cila do të përfitojë plot 30 milionë Euro në vit dhe, 58-vjeçari e ka bërë të qartë mision, teksa deklaron:
“Unë bëra historinë në Evropë, tani është koha ta bëj me sauditët”.