Manchester United-Varane, këto janë zhvillimet e fundit

Manchester United-Varane, këto janë zhvillimet e fundit

Raphael Varane dhe Manchester United do të mbyllin bashkëpunim në fund të sezonit.

Mbrojtësi francez, ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “djajtë e kuq” dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë nga Manchesteri.

Ishte vetë klubi anglez që zyrtarizoi lajmin: “Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United në verë, kur i skadon kontrata, pas tre sezonesh në Old Trafford”.

Kujtojmë që Varane u transferua te “djajtë e kuq” në verën e vitit 2021 nga Reali i Madridit. Francezi ka luajtur 67 ndeshje me Manchesterin dhe ka shënuar 2 gola.

Share This