Manchester United s’ka më besim te Ten Hag, nis kontaktet me super trajnerin

Manchester United s’ka më besim te Ten Hag, nis kontaktet me super trajnerin

Te Manchester United nuk kanë më besim te plotë te trajneri Ten Hag.

Drejtuesit e Djajve të Kuq kanë nisur kontaktet me një emër të njohur si Carlo Ancelotti.

Pa kontratë në qershor, ky sezon pritet të jetë i fundit për Ancelottin si trajner i Realit.

Italiani thuhet se ka rënë dakord të marrë postin e ekipit kombëtar të Brazilit në vitin 2024, megjithëse kjo marrëveshje nuk është e mbyllur, thotë El Chiringuito.

Ancelotti synohet nga shumë skuadra , përfshirë edhe nga Manchester United. Trajneri Erik ten Hag, është në rrezik pas një sezoni zhgënjyes deri më tani, raporton KJ.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Ancelottit, i cili vështirë se do të drejtojë një tjetër ekip pasi të mbyllë aventurën me Realin, teksa Brazili shihet si opsioni më i realizueshëm.

Share This