Manchester United ngre në “qiell” çmimin e Rashford, PSG heq dorë nga sulmuesi anglez

Manchester United ngre në “qiell” çmimin e Rashford, PSG heq dorë nga sulmuesi anglez

Marcus Rashford nuk ka pasur një fromë të qëndrueshme këtë sezon me skuadrën e tij të Manchester United.

Megjithatë, sulmuesi anglez është hsumë i rëndësishëm për klubin dhe ata po mundohen me çdo kusht ta mbajnë në “Old Trafford”.

United nuk është aspak i gatshëm të heqë dorë nga Rashford për ndonjë shifër të ulët gjatë merkatos së verës.

Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur një shifër prej 117 milionë euro për kartonin e sulmuesit anglez. Thuhet se PSG ka hequr dorë nga interesimi për Rashford, pasi francezët ishin të gatshëm të paguanin rreth 75 milionë euro për të.

Share This