Manchester United mendon për Potter, Ten Hag: Nuk më intereson!

Manchester United mendon për Potter, Ten Hag: Nuk më intereson!

Manchester United ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve britanike, “Djajtë e Kuq” po mendojnë për Graham Potter si trajnerin e tyre të ardhshëm.

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, trajneri aktual i United, Erik ten Hag u përgjigj se nuk ndjehet aspak i shqetësuar.

“Kur punon për United gjithmonë ka zëra për trajnerët e ardhshëm, thashetheme rreth klubit, ekipit, trajnerit dhe lojtarëve. Ne jemi të përqendruar te e tashmja, jemi të përqendruar që ekipi të luajë sa më më mirë, për të përmirësuar mënyrën se si luajmë, kështu që nuk më intereson se çfarë thuhet”, deklaroi Ten Hag.

Share This