Manchester United deklasohet nga Bournemouth në `Old Trafford`

Manchester United deklasohet nga Bournemouth në `Old Trafford`

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në Premier League, pasi Bournemouth e ka mposhtur me rezultat 3-0 në “Old Trafford”. Dhe një gjë e tillë ka ndodhur për të dytin sezon radhazi.

Pas një fillimi të qetë të ndeshjes, tifozët vendas kanë ngelur të zhgënjyer kur në minutën e njëzet e nëntë Huijsen ka shënuar me kokë pas një goditje dënimi të Ryan Christie, duke kaluar Bournemouth në epërsi.

Me rezultat minimal është mbyllur pjesa e parë.

Duke parë ekipin e tij në disavantazh, trajneri Ruben Amorim ka bërë dy zëvendësime pas nëntë minutash në pjesën e dytë, duke futur në lojë Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund.

Megjithatë, shpresat e United janë shuar kur Mazraoui ka shkaktuar një penallti pas një ndërhyrje ndaj Kluivert. Holandezi, i cili kishte shënuar tri penallti në fitoren ndaj Wolves gjatë muajit të kaluar, ka treguar saktësi, duke shënuar përsëri nga pika e bardhë. Vetëm dy minuta më vonë, Antoine Semenyo ka thelluar edhe më tutje epërsinë pas një asistimi nga Ouattara.

Pas kësaj humbje, United gjendet në pozitën e trembëdhjetë me njëzet e dy pikë në tabelën e Premier League. Bournemouth gjendet në vendin e pestë me njëzet e tetë pikë. Aktalisht tabela kryesohet nga Liverpool me tridhjetë e gjashtë pikë.

Share This