Manchester City ka gati kontratën e re për Guardiolan
Manchester City dëshiron ta mbajë Pep Guardiolan në ekip gjatë, edhe pasi t’i përfundojë kontrata.
Citizëns dëshirojnë që t’ia vazhdojnë kontratën atij dhe janë të gatshëm t’i propozojnë një rinovim kontrate Guardiolës, sipas gazetës angleze Daily Mail.
Objektivi do të jetë zgjatja e kontratës së trajnerit përtej vitit 2026, kur Guardiola të plotësojë dhjetë vjet në krye të qytetarëve.
Që nga mbërritja në Mançester në vitin 2016. Që nga ai vit, ai ka udhëhequr Cityn në 471 ndeshje, teksa ka fituar 17 tituj.
Këtë edicion, Manchester City me Guardiolan e fituan titullin e kampionit në Premierligë, për herë të katërt radhazi.
Sot kanë një mundësi të mirë për ta fituar edhe FA Cup, në finalen përballen me rivalët e United. /vizionplus/