
Manchester City dhe Liverpooli në garë për yllin e Brightonit
Tashmë të gjitha klubet janë ende duke vëzhguar objektivat e mundshëm që synojnë t’i blejnë gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen.
Ka ende kohë, por në shumë raste dëshirat e tyre përkojnë me disa objektiva interesantë.
Dy klubet e mëdha angleze, sipas medieve britanike, Manchester City dhe Liverpool janë në garë për yllin e Brightonit, Carlos Baleba.
Autor i 3 golave dhe 2 asistimeve në 22 ndeshje këtë sezon, mesfushori nga Kameruni kërkohet nga ‘Qytetarët’ dhe ‘The Reds’.
Brighton thuhet se kërkon hiq me pak se 12 milionë euro për asin e tyre.
Natyrisht ky çmim duket shumë i lartë, por Brighton është i bindur se kjo shifër përkon me cilësitë që posedon Baleba.