Manaj shënon dhe fiton “derbin” me Cikalleshin
Rei Manaj nuk di të ndalet.
Sulmuesi kuqezi ka arritur të shënojë dhe në këtë javë të Superligës turke, java e 34-ët, duke i dhënë skuadrës së tij, Sivaspor fitoren 1-0 përballë Koniaspor.
Një duel sulmuesish kuqezi, për faktin që në radhët e Koniaspor e nisi nga minuta e parë edhe Sokol Cikalleshi, për tu zëvendësuar në minutën e 60-të nga Sambou.
Manaj arriti të realizojë golin e fitores në minutën e 85-të.
Pasi ekzekutoi një goditje dënimi, topi u rikthye nga muri mbrojtës dhe në tentativën e dytë gjuajtja e tij ishte e pakapshme për portierin Slovik.
Me këtë realizim me vlerën e tri pikëve, Manaj ngjitet në kuotën e 18 golave(ka shënuar dhe 4 gola në Kupë). Vetëm Dzeko 20 dhe Ikardi 21 kanë bërë më mirë se ai deri në këtë moment të sezonit.
Me këtë fitore, Sivaspor ngjitet në kuotën e 48 pikëve duke mbajtur gjalë ëndrrën evropiane.
Nga ana tjetër, Koniaspor humbi për herë të tretë në 4 ndeshjet e fundit dhe mbetet me 36 pikë.
Sivaspor do të luajë jashtë kundër Galatasarayt javën e ardhshme në kampionat.
Konyaspor do të përballet me Fenerbahçen në shtëpi.