Manaj: Për Evropian vendos trajneri, unë jam gati

Manaj: Për Evropian vendos trajneri, unë jam gati

Pas një viti e gjysmë, sulmuesi Rey Manaj rikthehet në Kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë më 22 mars luajnë miqësoren kundër Kilit, ndërsa tri ditë më vonë, Shqipëria përballet me Suedinë, një tjetër miqësore.

Manaj, i cili po bën një sezon të madh në Turqi, ka folur të hënën  në një konferencë për media.

Për sulmuesin shqiptar, miqësoret e radhës së Shqipërisë janë një mundësi e artë për të konsoliduar vendin mes lojtarëve më të mirë kuqezi.

“Është emocion të kthehesh pas një viti e gjysmë. Të gjithë janë të motivuar se Evropiani është një gjë e madhe dhe të gjithë e presin. Kemi patur takime me trajnerin por të gjithë lojtarët duhet të tregojnë veten në miqësore dhe më pas vendimin e merr trajneri se kë merr në EURO 2024”, ka thënë Manaj.

Ai ka shtuar se është gati dhe në formë të mirë që t’i shërbejë Kombëtares shqiptare. Ai thotë se është gati për të shkuar në EURO 2024.

“Për në Evropian vendos trajneri, brenda mendjes time mendoj që jam gati për të shkuar atje. Jam i kënaqur që jam pjesë e grumbullimit. Tani kemi mundësinë që të tregojmë veten në këto miqësore”, ka theksuar Manaj.

Ai është i bindur se do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare në Evropianin “Gjermania 2024” që starton më 14 qershor.

Share This