Man United-Tottehma, keshtu mbyllet derbi i madh anglez
Viti 2024 për Manchester United dhe Tottenham në Premier League hapet me një barazim në Old Trafford në ndeshjen e madhe të javës së 21-të.
Nga një pikë për Ten Hag dhe Postecoglou në fund të një ndeshjeje të vështirë që përfundoi 2-2 me golin vendimtar të shënuar nga ish-lojtari i Juventusit, Bentancur.
Në renditje Spurs ngjiten në 40 pikë duke mbetur në vendin e pestë, 32 pikë për Djajtë e Kuq që zënë vendin e shtatë, duke kaluar Chelsean dhe Brighton.
Djajtë e Kuq e nisën mjaftë mirë duke zhbllokuar sfidën që në minutën e 3-të me anë të Hojlund.
Reagimi i Spurs ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 19-të mbërriti goli i barazimit: një goditje nga këndi dhe Richarlison mposht Onana-n. United rikthehet edhe njëherë për të treguar veten dhe në minutën e 40-të, një-dy mes Rashford dhe Hojlund është e shkëlqyer, me anglezin që godet në shtyllën e largët për të mposhtur Vicario. Në fundin e pjesës së parë Romero përpiqet të rikthejë gjithçka në barazpeshë, vetëm traversa e ndalon.
Në pjesën e dytë mjaftuan 2′ që Tottenham të gjente 2-2: Werner i shërben Bentancurit që kontrollon zonën dhe gjuan një silur në këndin e sipërm.
Lojtarët e Ten Hag provuan deri në fund dhe me McTominay dhe Rashford ishin afër golit të fitores, Tottenham rezistoi pavarësisht rrezikimit në minutën e 95-të me McTominay që shpërdoroi mundësinë më të mirë.