Man United thyen Southamptonin
Manchester United arritur fitore të pastër 3-0 ndaj Southampton në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “St. Mary`s Stadium”, në kuadër të javës së tretë të Premier League.
Vendasit kanë pasur një rast të artë për të kaluar në avantazh në minutën e tridhjetë e tretë, kurpor Archer nuk ka treguar saktësi nga pika e bardhë.
Vetëm dy minuta më vonë, United ka përfituar dhe ka kaluar në epërsi përmes Matthijs de Ligt.
Gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Marcus Rashford e ka dyfishuar avantazhin për “Djajtë e Kuq”.
Pjesa e dytë është zhvilluar nën kontrollin e plotë të United. Southampton është përpjekur të ushtrojë presion, por nuk ia ka arritur të krijojë raste.
Në minutat shtesë, Garnacho e ka realizuar golin e tretë, duke vulosur një fitore të thellë për Manchester United.
Në tabelën e kryesuar nga Manchester City, Manchester United gjendet në pozitën e shtatë Southampton është në vendin e parafundit.