Man United në sulm për Raphinha-n, gati 70 milionë euro

Man United në sulm për Raphinha-n, gati 70 milionë euro

Manchester United që po kalon një sezon të vështirë tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të verës që po vjen.

Skuadra e Ruben Amorimit kërkon të harrojë sa më shpejt sezonin aktual dhe të mendoj për edicionin e ardhshëm.

Vendi i 13-të në renditje është i papranueshëm për ‘Djajtë e Kuq’ të cilët tashmë janë hedhur në sulm për ndërtimin e një skuadre të fortë për kampionatin e ardhshëm.

Një nga fytyrat e reja që mund të mbërrijë në ‘Old Trafford’ është braziliani Raphinha.

Sipas ‘Fichajes.net’, sulmuesi brazilian është prioritet i Man Unitedit për edicionin e ardhshëm.

Klubi anglez thuhet se i ka ofruar 70 milionë euro klubit katalanas për të transferimin e Raphinhas.

Mbetet për t’u parë nëse do të pranohet oferta e Man Unitedit nga Barcelona për transferimin e brazilianit në Angli.

Share This