Man United-Man City, s’ka gola në ‘Old Trafford’

Man United-Man City, s’ka gola në ‘Old Trafford’

Derbi i qytetit të Manchesterit mes Unitedit dhe City-t është mbyllur pa gola.

Dueli mes dy rivalëve të mëdhenj të Manchesterit, ka prodhuar një sfidë interesante, me raste të shumta, por që asnjëra skuadër të paktën njëherë nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

‘Djajtë e Kuq’ që kanë zhgënjyer këtë sezon të garave, tentuan më shumë që të gjejnë rrugën e golit, sidomos në pjesëlojën e dytë, megjithatë, kampionët në fuqi të Anglisë nuk u thyen, madje, edhe skuadra e Pep Guardiolës disa herë u shfaq e rrezikshme.

Përfundimisht, derbi i madh i Manchesterit mbyllet pa gola.

Man City zë vendin e pestë me 52 pikë, kurse, Man United renditet e 13-të me 38 sosh.

Share This