
Man United eliminon Lyonin në një sfidë të ‘çmendur’
Manchester United e ka mposhtur Lyonin, me rezultat 5-4, të enjten pas lojës në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 7-6, skuadra angleze kalon në gjysmëfinalen e Europa League.
Dueli mes ‘Djajve të Kuq’ dhe skuadrës franceze, ka prodhuar një superndeshje, një nga duelet më të forta dhe me emocionuese në këtë sezon të garave në këtë ligë joshëse në Evropë.
Man United mjaft mirë e nisi lojën dhe pas vetëm dhjetë minutave lojë përmes Ugarte kalojë në epërsi prej 1-0. Dalot (45’), dyfishojë epërsinë e Man Unitedit në 2-0.
Mirëpo, në pjesëlojën e dytë, skuadra franceze u rikthye në lojë. Tolisso (71’) ngushtojë rezultatin në 2-1, derisa Tagliafico (78’), barazoi shifrat në 2-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.
Loja shtesë solli një sfidë dramatike. Ishte skuadra e Lyonit e cila pa Tolisso e ‘skuqur, realizojë edhe dy gola. Fillimisht Cherki (105’), kalojë Lyonin në epërsi prej 3-2, derisa Lacazette (110’), ngriti rezultatin në 2-4.
Megjithatë, gjiganti angleze assesi nuk u ndal dhe pas një finishi dramatik jo vetëm që barazojë rezultatin, por edhe gjeti edhe golin e fitores.
Fernandes (114’), ngushtojë rezultatin në 3-4, kurse, Mainno (120’), realizoi për rezultatin 4-4, derisa golin e fitores së madhe për Unitedin e shënoi Maguire (120’), duke ndezur ‘Old Traffordin’ dhe duke e dërguar Man Unitedin në gjysmëfinalen e Europa League.