Man United e do yllin e Zenit Petersburgut

Man United e do yllin e Zenit Petersburgut

Manchester United është duke e vëzhguar nga afër mbrojtësin e Zenit St Petersbrugut, Nuralu Aip.

Talenti nga Kazakistani u vëzhgua nga skautët e “Djave të Kuq” gjatë ndeshjes me Slloveninë këtë javë, raporton “el.kz”.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe këtë e konfirmoi agjenti për “Sport Express”.

“Askush nuk e ka konktaktuar agjencinë deri më tani”.

“Lojtari i përket Zenitit dhe është fokusuar që ta ndihmojë klubin për ta fituar kampionatin”, tha ai.

Ndërkohë, Zenit është i hapur për shitjen nëse bëhet ndonjë ofertë e lartë, mirëpo preferon ta mbajë lojtarin deri në verë.

Share This