
Man United e do Mateta-n
Manchester United po shfaq interesim për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta.
Sulmuesi francez po tregon formë të shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Eagles, dhe shumë analistë besojnë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Selhurst Park, përpara se të kalojë te një klub më i madh gjatë verës.
Sipas ‘The Sun’, United po e ndjek nga afër situatën e Mateta-s, pavarësisht se në skuadër kanë dy sulmues të rinj si Josh Zirkzee dhe Rasmus Hojlund.
Klubi kishte dërguar skautë në ndeshjen e fundjavës së kaluar në Selhurst Park për të vëzhguar nga afër lojtarin.
Megjithatë, planet e tyre u prishën nga një përplasje e rëndë mes Mateta-s dhe portierit të Millwall-it, Liam Roberts, që ndodhi në fillim të ndeshjes së FA Cup.
Mateta-s iu bën 25 qepje në kokë pas lëndimit, por kjo nuk do ta pengojë të rikthehet në fushë shumë shpejt.
Mateta thuhet së është i gatshëm të largohet nga Crystal Palace për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij.