Manchester City i është bashkuar garës me Real Madridin për mbrojtësin e krahut të Bayern Munichut Alphonso Davies.
“Relevo” raporton se interesimi i skuadrës angleze ka bërë që Real të reagojë më shpejtë për të siguruar shërbimet e kanadezit.
Davies ka refuzuar disa oferta për të rinovuar me Bayern Munichun pasi kërkon një tjetër aventurë evropian.
Real Madrid shihet si favorit, mirëpo, Man City përmes Pep Guardiolas po synon t’ia ndryshojë mendjen lojtarit.
Deri më tani, Davies ka refuzuar të flas për të ardhmen meqenëse është i fokusuar këtë sezon tek gjiganti gjerman.