Man City ‘pushton’ Evropën, mposht Sevillën
Manchester City është fitues i Superkupës së Evropës pas sonte mundi Sevillën, me rezultat 5-4 pas penalltive pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.
Kampioni i ‘Championsit’ dhe fituesja e Europa League-s përballen në Stadio Georgios Karaiskakis-Piraeus, në finalen e Superkupës së Evropës.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një sfidë interesante, edhe pse të besuarit e Pep Guardiolës më mirë e kontrolluan lojën, megjithatë, ‘Qytetarët’ këtë trofe e fituan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Sevilla kalojë në epërsi përmes Y. En-Nesyri (25’) prej 0-1. Më avantazhin e skuadrës spanjolle, skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesëlojën e dytë, City më gjithë ‘arsenalin’ e tyre u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe atë e arritën me anë të Palmer (63’).
Ftuesi i Superkupës së Evropës, u përcaktua nga penalltitë, ku City u tregua me i saktë duke fituar këtë finale me rezultat 5-4.