Man City në finalen e FA Kupës, mund Chelsea-n

Man City në finalen e FA Kupës, mund Chelsea-n

Manchester City pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, tashmë ka siguruar finalen e madhe të FA Kupës së Anglisë.

‘Qytetarët’ e mposhtën Chelsea-n, me rezultat 1-0, të dielën në gjysmëfinalen e parë të kësaj garë joshëse në tokën angleze.

Përballja mes Ma City-t dhe Chelsea-s, ka prodhuar një ndeshje interesante.

Ishte Bernardo Silva, i cili në minutën e 84-të gjeti golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Pep Guardiolës.

Man City në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Coventry City-Manchester United, ndeshje kjo që luhet nesër.

Share This