Man City-Liverpool, s’ka fitues në derbin e madh anglez

Man City-Liverpool, s’ka fitues në derbin e madh anglez

Derbi i madh anglez mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, është mbyllur baras 1-1, të shtunën në “Etihad Sadium”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-s.

Përballja mes këtyre dy gjigantëve anglez, ka dhuruar një superndeshje, anipse u shënuan vetëm dy gola.

Të besuarit e Pep Guardiolës mirë e nisen pjesën e parë dhe përmes yllit të tyre Erling Haaland (27’), kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Lojë dramatike është luajtur në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë. Të dy skuadrat krijuan disa raste të mira për gol, por ishte Alexander Arnold (80’), i cili shënoi golin e barazimit për “The Reds”.

Pas këtij barazimi, Man City mbetet në krye të tabelës me 29 pikë, një më shumë së Liverpooli.

Share This