
Man City fiton me rikthim të çmendur ndaj Crystal Palace
Manchester City ka fituar me rikthim dhe rezultat të thellë 5-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolës i është rikthyer fitores në kampion, duke triumfuar në Etihad ndaj Crystal Palace dhe duke u rikthyer në top katërshe.
Pjesa e parë e takimit ishte e çmendur duke u shënuar katër gola, ku fillimisht mysafirët kaluan në epërsi të dyfishtë, pastaj vendasit shënuan dy gola për të barazuar.
Eberechi Eze hapi serinë e golave në minutën e tetë për 0-1, Chris Richards (21’) shënoi për 0-1, ndërsa City u rikthye fillimisht në lojë me anë të Kevin de Bruyne (32’) me një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-2 dhe Omar Marmoush (36’) për 2-2.
Në pjesën e dytë, vendasit nga Etihad ishin të papërmbajtshëm duke dominuar plotësisht dhe duke shënuar edhe tri gola tjerë për një fitore të madhe para tifozëve të tyre.
Goli mi parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të me anë të Mateo Kovacic, i cili kaloi vendasit në epërsi 3-2, ndërsa James McAtee (56’) shënoi për 4-2.
Pas McAtee, në skenë doli edhe lojtari tjetër i ri Nico O’Reilly (79’), i cili shënoi për 5-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Pas kësaj fitore, City ngjitet në pozitën e katërt me 55 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në vendin e 11-të me 43 pikë, raporton telegrafi.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Evertoni, teksa londinezët udhëtojnë te Newcastle United.