Man City e fiton “Community Shield”, e mposht Unitedin në përballjen dramatike

Man City e fiton “Community Shield”, e mposht Unitedin në përballjen dramatike

Manchester City e ka nisur sezonin e ri me trofe.

Ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola e ka fituar trofeun “Community Shield”, duke e mposhtur Manchester Unitedin vetëm pas ekzekutimit të penalltive

Nuk pati fitues brenda 90 minutave, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 1:1.

Deri në momentet e fundit të ndeshjes nuk pati asnjë gol, kurse fundi ishte mjaft dramatik.

Fillimisht Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 82-të kur Garnacho realizoi pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Por, shtatë minuta më pas, Bernardo Silva barazoi shifrat, duke e dërguar ndeshjen në penallti.

E pas 16 penalltive të ekzekutuara, Manchester City gaboi një herë, kurse United dy herë.

Bernardo Silva gaboi për Manchester Cityn, kurse te “Djajtë e Kuq” gabuan Jadon Sancho dhe Evans.

Share This