Mallorca e nis me barazim, Muriqi huq penalltinë
Mallorca e Vedat Muriqit e ka nisur me barazim sezonin e ri në La Ligë.
Mallorca nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim te debutuesi në La Ligë, Las Palmas, duke luajtur baras 1-1, në javën e parë të elitës së futbollit spanjoll.
Sulmuesi kosovar e nisi titullar këtë duel duke treguar formë mjaft të mirë, megjithëse, ai dështoi nga pika e bardhë në minutën e 41-të. Ylli i Kombëtares së Kosovës, disa herë u shfaq i rrezikshëm para portës kundështare, megjithatë, ai nuk ia doli që në duel me Las Palmas ta çoj topin në rrjetë.
Viera (29’), shënoi për nikoqirët, derisa Raillo (70’), ia siguroi një pikë Mallorcas.