Mallorca e Muriqit sfidon Sociedadin, Atletico përballet me Bilbaon

Mallorca e Muriqit sfidon Sociedadin, Atletico përballet me Bilbaon

Është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Kjo gare, e dyta për nga rëndësia në Spanjë, tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe interesante.

Mallorca e Vedat Muriqit në gjysmëfinalen e kësaj gare, do të ndeshet me Real Sociedadin, në një sfidë që pritet të prodhojë ndeshje të fortë pasi të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e Kupës së Mbretit.

Mallorca vjen në këtë fazë pasi kaloi me sukses katalanasit e Gironas, ndërsa nga ana tjetër, Sociedadi mposhti në 1/16-at ekipin e Celta Vigos.

Ndërkaq, në gjysmëfinalen tjetër, do të ballafaqohen Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, një tjetër duel tejet interesant.

Madrilenët në këtë fazë erdhën pasi eliminuan Sevillan, kurse, Bilbao eliminoi Barcelonën.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datën 7 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit 3 javë më vonë.

Share This