Mallorca e Muriqit ‘rrëzon’ Girona-n, prek gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit
Senzacioni i këtij sezoni në Spanjë, Girona është ndalur nga Mallorca e Vedat Muriqit.
Mallorca e ka mposhtur Girona-n, me rezultat 3-2, të mërkurën duke siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit të Spanjës.
Dueli mes Mallorca-s dhe Girona-s, ka dhuruar një superndeshje me pesë gola të shënuara.
Skuadra nikoqire fitoren e sigurojë qysh në pjesën e parë duke shënuar tri gola përmes Larin (25’), Prats (28’, 35’), rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Girona në fraksionin e kësaj sfidë dramatike bëri lojë më të mirë, duke shënuar dy gola me anë të Stuani (68’) dhe Savio (90+6’), por kjo ishte krejt çfarë bëri Girona e cila këtu i jep fundin garës në Kupën e Mbretit.
Mallorca, skuadër në të cilën në pjesëlojën e dytë u paraqit edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, arrin sukses të madh duke prekur gjysmëfinalen e kësaj gare, e dyta për nga rëndesa në Spanjë.