Malisheva pa problem ndaj Feronikelit ’74, Liria merr fitore e parë në Superligë
Malisheva ka triumfuar bindshëm ndaj Feronikelit ’74, derisa Liria shijoi fitoren e parë duke triumfuar ndaj Fushë Kosovës.
Malisheva ishte shumë herë më e mirë se skuadra nga Drenasi duke fituar me rezultat të thellë 4:1.
Ilir Mustafa hapi serinë e golave (42′), derisa mysafirët barazuan me Berishën (45′). Sidoqoftë, në pjesën e dytë vendasit realizuan edhe tre herë përmes Prekazit (51′), Ndjigi (70′) dhe Oshafit (87′).
Në anën tjetër, Liria e ka mposhtur me shumë mund Fushë Kosovën me rezultat të ngushtë 2:1. Klubi nga Prizreni arkëtoi pikët e plota falë dygolëshit të Zenunaj (34′, 89′), kurse për msyafirët golin e nderit e realizoi Ivkic (70′).