Malisheva ngrin Dritën, fitojnë Feronikeli dhe Dukagjini

Malisheva ngrin Dritën, fitojnë Feronikeli dhe Dukagjini

Kanë përfunduar tri ndeshjet e zhvilluara në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita wshtw mposhtur nga Malishevës me rezultat 1:2.

Skuadra nga Gjilani doli në epërsi me golin e Blerim Krasniqit në minutën e pestë.

Drilon Hazrollaj shënoi në minutën e 17-të me gjuajtje të saktë nga zona për të barazuar rezultatin, derisa në minutat e fundit të pjesës së parë Altin Aliu shënoi për t’ia dhuruar epërsinë Malishevës.

Pavarësisht rasteve rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Feronikeli 74 fitoi në udhëtim te Fushë Kosova, 1:0.

Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, golin e shënoi Bachare Razack, në minutën e nëntë.

Në pjesën e dytë në këtë ndeshje u shënuan dy gola, por të dyja u anuluan.

Me këtë fitore Feronikeli ’74 e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 21 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e parafundit me 10 sosh.

Rezultati në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit u mbyll 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Faton Neziri.

Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Gjilani renditet i teti me 17 pikë.

Share This