Malisheva e kampionëve!
Vikendin që po vjen në Malishevë do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha sportive, event ky që do të mbahet nën patronatin e kësaj komunë.
Të shtunën pasdite në Malishevë do të zhvillohet meçi mes Luan Rudaj dhe iranianit Masoud Raeisi, duel ky i vlefshëm për titullin e botës në sportin “Muay Thai”.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ngjarja më e madh sportive po afrohet.
“Ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë nga Komuna e Malishevës po afrohet. Kampioni ynë, bashkëvendësi, Luan Rudaj, do ta mbrojë titullin e botës në sportin “Muay Thai, kundër iranianit Masoud Raeisi”, ka shkruar Kastrati.
Sipas tij, kjo ngjarje e madhe sportive do të shoqërohet edhe me disa duele tjera, dhe me një program të pasur artistik.
Ky event i madh sportiv fillon në orën 16:00.