Malisheva debuton me fitore në Evropë, mposht Buduçnostin
FC Malisheva me fitore ka debutuar në Evropë.
Malisheva mundi Buduçnostin, me rezultat 1-0, të enjtën në Zahir Pajaziti, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës së Konferncës.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola, me skuadrën malazeze që ka pasur më shumë iniciativë.
Në minutën e dhjetë, Buduçnost ka pasur një rast të mirë me Vukotiç, por gjuajtja e tij nuk e ka gjetur kuadratin e portës.
Malisheva e ka pasur rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e tretë, kur Veliu ka gjuajtur nga distanca, por topi ka shkuar mbi portë.
Në pjesën e dytë, skuadra kosovare ka qenë më e mirë në fushë. Brruti ka pasur një mundësi të mirë në minutën e dyzet e tetë, por gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Mijatoviç. Megjithatë, në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, Brruti ia ka dalë të shënojë një gol të bukur me një gjuajtje të fortë nga distanca, pas një asistimi nga Sobowale, duke e kaluar Malisheven në epërsi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 korrik në Mal të Zi, ku Malisheva do të kërkojë të ruajë epërsinë dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër.