Malisheva blen “gardianin” turk
Malisheva ka prezantuar portierin turk, Oytun Ozdogan.
“Konfirmojmë transferimin e portierit Oytun Ozdogan nga Yeni Malatyaspor e Turqisë. Mirë se vjen Oytun!”, ka njoftuar Malisheva.
Skuadra nga qyteti që gjendet në qendër të Kosovës nuk ka dhënë detaje sa i takon marrëveshjes me futbollistin.
Aktualisht në tabelën që kryesohet nga Ballkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt.
Të shtunën në kuadër të Javës së nëntë të Albi Mall Superligës, Malisheva e pret Dritën.