Maliqi i zhgënjyer me eliminimin, krenar më paraqitjen e Dardanëve të rinj  

Maliqi i zhgënjyer me eliminimin, krenar më paraqitjen e Dardanëve të rinj  

Pavarësisht fitores ndaj Spanjës dhe Ishujve Faroe, megjithatë, Kombëtarja e Kosovës U19 nuk ia doli të kualifikohet në “Elite Round”.

Shkaku i golaverazhit Kosova U19 u eliminua në fazën e parë, derisa Spanja e siguroi kualifikimin me një fitore 1:0 ndaj Austrisë në minutën e 90-të.

Trajneri i Dardanëve të rinj, Adil Maliqi është shprehur i zhgënjyer me mënyrën si dështuan të kualifikohen në ‘Elite Round, por ai i përgëzoi lojtarët për paraqitjet e bëra në këtë turne.

“Jam krenar me djemtë dhe përformancën që kemi pasur në këtë turne. Është dëshpëruese se çka ka ndodhur në fushën tjetër në minutën e 90-të. S’kemi çfarë bëjmë, duhet me e pranuar faktin se çfarë është, unë i përgëzoj djemtë për përformancën, lojën që e kanë luajtur. Kemi treguar kulturë të lojës që as Austria e as Spanja s’e ka pasur”, ka thënë Maliqi.

Ai thotë se fitorja ndaj kamponit në fuqi të Evropës, Spanjës, ka qenë sukses i madh për gjithë shqiptarët.

“Spanja? Për të gjithë shqiptarët ka qenë fitore e madhe dhe qëndrim se jemi duke ardhur dal nga dal, kemi gjeneratë me të vërtetë shumë të mirë dhe jam i bindur se shpejtë do të ngjitën lartë për U21 dhe A”, ka pohuar Maliqi.

Share This